home page





Pensioni Eva


Nėpėr dhomat e pensionit Eva, bordel i fshatit Vigatė, kalojnė njėra pas tjetrės figura dhe personazhe provinciale, tė ngathėta, tipike pėr vitet ‘30 nė romanet e paharrueshme tė Andrea Camillerit. Por shtėpitė e mbyllura nuk ishin vetėm molla e ndaluar, ato ishin joshėse pėr bėmat dhe fantazitė erotike tė njė Italie tė pėrgjumur nga ligėshtitė e mishit dhe kundėrmimi i qelbur i fashizmit. Andrea Camilleri vizaton kėshtu sfondin – apo skenėn e plotė? – tė njė romani, nė fillim tė butė dhe pastaj mizor. Ēdo pesėmbėdhjetėditėsh gjashtė “ēupėlinat” e pensionit nisen dhe menjėherė arrijnė tė tjerat: aty, nė mes tė kėnaqėsisė sė mishit kalon rinia e Nenes, Ēiēos dhe Jakolinos. Gjithēka fillon si njė lojė me tė panjohura: seksi, jeta, vetė lufta. Gjithēka mbaron nė njė realitet ku nuk luhet mė, poshtė bombave qė rrafshojnė shtėpitė, trupat, njeriun. Dhe rrėfimi qė kishte filluar si njė kuriozitet rreth seksit mbyllet me shpėrthimin e dashurisė, asaj mė tė fortės se vdekja, asaj qė ėshtė e destinuar tė lėshojė nė jetė tė jetėve aromėn e parfumit tė vet.





Last modified Sunday, February, 20, 2022