home page





Vdekia e Amalia Saēerdotes


Ngjarjet e romanit marrin shkas nga njė ndodhi e kohėve tė fundit, Krimi i Garlaskos, siē ėshtė quajtur nė shtypin italian. Libri sjell njė peisazh qė i qaset fort kuadrit tė pėrgjithshėm politik: marrėdhėnie tė padukshme dhe marrėveshje tė fshehta ndėmjet pushtetesh tė forta, qė pėrfaqėsojnė herė – herė ngjyrat e venitura tė partive kundėrshtare; fėrkime e pėrplasje tė korrupsionit; komplote mafioze; nivele tė ndryshme tė figuracionit dhe shmangieve nė gjuhė, qė nga shtirja apo maskimi, nga fjalėt dykuptimėshe tek ato tė lėna pėrgjysmė, nga fjalė puthadorėse deri tek ato shtrigueset. Pra, dukja gabon. Dhe nuk ju kėshillojmė tė zhvishni fjalėt dhe tė interpretoni faktet. Padepėrtueshmėria e politikės nė karriera, nė kompanitė publike, nė paketa aksionare qė kalojnė nga dora nė dorė nė Bankėn e ishullit dhe deri nė dhomėn e gjumit: nė besnikėritė dhe tradhtitė bashkėshortore; dashuritė e vėrteta dhe pasionet e diktuara nga taktikat. Vorbulla, qė politika sjell rreth kufomės sė njė studenteje tė vrarė dhe tė fejuarit tė saj, i cili ėshtė marrė si i pandehur, ndiqet e paraqitet nė media nga drejtori i emisionit tė lajmeve nė televizionin shtetėror tė ishullit. Edhe tė pafajshmit, tė cilėt besojnė se janė jashtė ose nė kufijtė e komplotit dhe dinė si tė “fėrgohen me vajin e vet” rrezikohen nga kurthe e prita dhe nga ndonjė larje e beftė hesapesh. Thurja e komplikuar e tregimit, rritja e tensionit tė komplotit, i mbėshtjell tė gjithė dhe tė pengon tė deshifrosh llogaritjen e patėmetė, prapa kundėrshtisė nė dukje tė detajeve. Kėtu, ajo instancė e lartė e kontrollit qė nuk lė asgjė nė dorė tė fatit, nuk zbulohet. Dikush nė krye tė piramidės ka hedhur rrjetėn e peshkimit, ku “natyrisht, mbesin mbrendė peshqit ma tė marrė ose ma tė avashėm, sepse ata ma tė zot sapo e shofin rrjetėn tuj u ulė, ia mbathin me kohė”.





Last modified Sunday, February, 20, 2022