Ngjarjet e romanit marrin shkas nga njė ndodhi e kohėve tė fundit, Krimi i
Garlaskos, siē ėshtė quajtur nė shtypin italian. Libri sjell njė peisazh qė i
qaset fort kuadrit tė pėrgjithshėm politik: marrėdhėnie tė padukshme dhe
marrėveshje tė fshehta ndėmjet pushtetesh tė forta, qė pėrfaqėsojnė herė herė
ngjyrat e venitura tė partive kundėrshtare; fėrkime e pėrplasje tė korrupsionit;
komplote mafioze; nivele tė ndryshme tė figuracionit dhe shmangieve nė gjuhė, qė
nga shtirja apo maskimi, nga fjalėt dykuptimėshe tek ato tė lėna pėrgjysmė, nga
fjalė puthadorėse deri tek ato shtrigueset. Pra, dukja gabon. Dhe nuk ju
kėshillojmė tė zhvishni fjalėt dhe tė interpretoni faktet. Padepėrtueshmėria e
politikės nė karriera, nė kompanitė publike, nė paketa aksionare qė kalojnė nga
dora nė dorė nė Bankėn e ishullit dhe deri nė dhomėn e gjumit: nė besnikėritė
dhe tradhtitė bashkėshortore; dashuritė e vėrteta dhe pasionet e diktuara nga
taktikat. Vorbulla, qė politika sjell rreth kufomės sė njė studenteje tė vrarė
dhe tė fejuarit tė saj, i cili ėshtė marrė si i pandehur, ndiqet e paraqitet nė
media nga drejtori i emisionit tė lajmeve nė televizionin shtetėror tė ishullit.
Edhe tė pafajshmit, tė cilėt besojnė se janė jashtė ose nė kufijtė e komplotit
dhe dinė si tė fėrgohen me vajin e vet rrezikohen nga kurthe e prita dhe nga
ndonjė larje e beftė hesapesh. Thurja e komplikuar e tregimit, rritja e
tensionit tė komplotit, i mbėshtjell tė gjithė dhe tė pengon tė deshifrosh
llogaritjen e patėmetė, prapa kundėrshtisė nė dukje tė detajeve. Kėtu, ajo
instancė e lartė e kontrollit qė nuk lė asgjė nė dorė tė fatit, nuk zbulohet.
Dikush nė krye tė piramidės ka hedhur rrjetėn e peshkimit, ku natyrisht, mbesin
mbrendė peshqit ma tė marrė ose ma tė avashėm, sepse ata ma tė zot sapo e shofin
rrjetėn tuj u ulė, ia mbathin me kohė.
|